Mbrëmjen e sotme nata e parë e gjysëmfinales së Eurovision që po mbahet në Torino të Italisë është hapur nga këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati.

“Sekreti” kumboi në të gjithë sallën dhe ashtu siç e kishim menduar Ronela nuk na zhgënjeu me performacën.
Ronela u shfaq mbrëmjen e sotme si një dinamit në skenë dhe rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me zërin dhe performancën sensuale, duke “ngritur në peshë” të gjithë sallën.

Ajo është veshur e gjitha me rozë dhe u shoqërua nga katër djem balerinë dhe koreografja e njohur shqiptare, Klaudia Pepa.