Roza jep deklaratën e fortë: “Mendoj se do e fitojë një femër”

0

Sezoni i ri i “Big Brother Vip 3” ka nisur me shumë dinamika. Ashtu siç të gjithë e dimë, dy fituesit e edicioneve të kaluara të “Big Brother Vip” kanë qenë Ilir Shaqiri dhe Luiz Ejlli, me pak fjalë dy meshkuj. Gjatë një diskutimi me banorët e shtëpisë Roza tha se mendon se edicionin e tretë të “Big Brother” duhet ta fitojë një femër.

Unë mendoj o zemrat e mia se këtë vit Big-un e do e fitojë një femër. Nuk po e them për personale, por unë mendoj një femër se dy rresht i kanë fituar meshkujt. Ndërkohë deri tani janë masakruar femrat, janë vrarë femrat, janë dhunuar femrat. Populli shqiptar ka nevojë t’i vërë kurorën një femre.

Ndërkohë që Olsi i thotë që kushdo duhet ta meritojë që ta fitojë. Ajo e mbështeti mendimin e tij, duke i thënë që nuk e dha si mesazh për publikun, por për dikë që vërtetë e meriton.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu