Rrahën infermierin e urgjencës arrestohet në flagrancë 36 vjeçari, ndiqet penalisht një 17-vjeçar

0

Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë E. H., 36 vjeç, banues në Shijak, si dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, sepse dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, një infermier të Urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit.

Ende nuk dihen arsyet e sherrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu