Rrëfehet Adele: Më mungon të jem e martuar

0

Këngëtarja Adela ka pranuar se është e hapur për një martesë të re pas divorcit të saj. 33-vjeçarja, e cila muajt e fundit është në një lidhje me agjentin sportiv të NBA, Rich Paul, në një intervistë për Daily Mail ka treguar edhe shpresat që ka për të ardhmen, duke mos i kursyer as fjalët e mira për ishin e saj.

“Unë jam padyshim e hapur për martesë. Ndjenja që kisha kur isha e martuar është ndjenja më e sigurt që kam ndjerë ndonjëherë në jetën time. Mund të mos ketë funksionuar me Simon, por më ka marrë malli të jem e martuar, ”- tha ajo.

Këtë vit, Adele dhe ish-bashkëshorti i saj, Simon Koneki, me të cilin pati një djalë në vitin 2012, i dhanë fund martesës së tyre së tyre. Muajt ​​e fundit mund të kenë qenë të vështirë, por duket se këngëtarja ka arritur të ndryshojë faqe dhe të mirëpresë sërish dashurinë në jetën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu