Teksa problemi i emigrantëve që kërkojnë të kalojnë detin për një jetë më të mirë është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes për shkak të mbytjes e vdekjes tragjike të shumë prej tyre, mediat britanike kanë intervistuar një kontrabandist.
“Kontrabandisti i pashpirt i emigrantëve thotë se nuk më interesojnë vdekjet”, shkruhet në media pasi 27 persona humbën jetën në tragjedinë e Calais.
Një ndërmjetës i një bande kontrabande emigrantësh është ‘mburrur’ duke thënë se nuk ndjen asnjë faj për dërgimin e njerëzve në rrezik.
Ndërmjetësi tha se rrjetet e pamëshirshme të trafikimit nuk kujdeseshin për viktimat dhe do të vazhdonin të bënin tregtinë e tyre të ndyrë.