“Rrëfehet” Pochettino, tifozët e Real Madrid “fërkojnë” duart

0

Tekniku aktual i PSG-së , Pochettino ka qënë i ftuar për një intervistë me gazetarin e “Radio Marca”.

Pochettino ka prekur disa situata aktuale mbi klubin francez, por është theksuar më shumë tek çështja e Mbappe-së.

“Mbappe ndjehet mirë, është një djal i qetë dhe shumë social, një djalosh shumë i matur dhe me personalitet të lartë.

Po është e vërtetë se ka dashur largimin nga klubi ynë në verë, por qëndroi në fund.

Mendoj se Mbappe ende e dëshiron largimin, ktë gjë nuk mund ta mohoj dot sepse është një mundësi e hapur për të”.

Kjo deklaratë e teknikut ka bërë që fansat e Real-it të fillojnë të thurin e elozhe për transferimin e tij tek klubi “Los Blancos”.

Gjithashtu ai ka folur edhe për Ramos ku është shprehur se mbrojtësi spanjoll ende nuk e ka bërë debutimin e tij me PSG-në për arsye se ende nuk ka dalë nga dëmtimi, por ai ka theksuar edhe se paraqitjae tij e parë me klubin francez është afër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu