Rrëfen e moshuara që u grabit: “Më kapën prej fyti, me vodhën edhe…”

0

Orët e para të mëngjesit të sotëm u grábiten me dhùnë dy të moshuar në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka në lagjen Kodra e Shtufit, ku grábitësi i cili ka hyrë nga dritarja e tualetit të banesës në katin e parë të një pallati, arriti të vidhte shumën prej 187 mijë lekësh të vjetra.

Pòlicia arriti të kapte autorin dhe të zbardhte plotësisht ngjarjen. Për kamerën e Faxnews dy të moshuarit kanë hedhur dritë mbi dinamikën e grábitjes. E moshuara shprehet se autori e ka kapur prej fyti dhe pas atij momenti asaj i ka rënë të fikët dhe nuk mban mend asgjë madje trauma që i ka shkaktuar është aq e madhe sa dhe në momentet e intervistët ajo nuk e mban dot trupin në këmbë.

“Në orën 3 të mengjesit u fut nga dritarja e banjës dhe mori lekët dhe peshoren që shisja lakra, më mbyti mua këtu dhe unë në atë kohë e dëgjova. Skam pse të genjej unë pashë vetëm atë nuk pashë njeri tjetër.Me këtë që më ka bërë mua do ja kisha dhënë lekët vetë, nuk jam në gjendje të mbajë trupin.”- tha e moshuara.

“Ky e kishte zënë nga gryka, dhe kjo briti: “pòlicia pòlicai”. I ra të fikët në atë moment, unë u ngrita, ai ngriti kokën dhe iku menjëherë. Unë u mora me këtë dhe ai iku, sekondare ishte. Qe një djalë i hollë i gjatë me pantallona të shkurtra.”- tha burri i të moshuarës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu