Del fotoja/ Ky është i riu 27- vjeçar që humbi jetën sot në Infektiv, i afërmi bën postimin prekës

0

 

Ditën e sotme ka ndërruar jetë te Infektivi një 27 vjeçar i prekur nga COVID që sipas Shërbimit Infektiv, ishte asimptomatik, dhe vdèkja i kishte ardhur si pasojë e një sëmundje të lindur të gjakut.

Një i afërm i tij që quhet Drin Bardhi i ka dedikuar një mesazh prekës në Facebook, ku konfirmon se i riu ishte i prekur me Covid, ndërsa iu apelon që të gjithë qytetarëve që të ruhen sa më shumë dhe të jenë të kujdesshëm.

“Qofsh i xhehnetit Artian Must Cara. Do te kujtoj gjithmone te dashur, me te qeshuren tende te vecante. Allahu na bashkofte ne xhehnet. Coronavirus realitet i zi. Ruhuni bashkeqytetare” shkruan ai.

Ministria e Shëndetësisë sqaroi se, referuar shërbimit infektiv, 27 vjeçari nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19.

Por nuk kanë munguar as akuzat në media, se atij nuk i është dhënë në kohë ndihma nga urgjenca kombëtare, dhe se për këtë të afërm të tij i kishin shkruar një mesazh dhe vetë kryeministrit Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu