Rrëfimi i Ibrës, Milan mund të mos jetë ekipi tij i fundit

0

Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të ndalet, për sa kohë fiziku i tij vijon ti përgjigjet. Tek Milan apo në ndonjë skuadër tjetër, gjigandi suedez do të vijoj të luaj pavarësisht se tashmë është plot 40 vjeç: “Nuk jam i sigurt nëse Milan do të jetë skuadra ime e fundit. Dëshirojë të qëndrojë në fushë për sa kohë fiziku ma lejon. Nëse ata dëshirojnë të më largojnë dhe un e ndjej që mund të luaj ende, do ta bëj.

Ibrahimovic

Tek Milan kam një rol të madh, me shumë përgjegjësi, një mundësi e shkëlqyer për të shprehur lidershipin tim. Kjo është një situatë që më pëlqen, është hera e parë në karrierë që ndodhem në një pozicion të tillë”, u shpreh Ibra në një intervistë për Telefoot duke u ndalur më pas tek sezoni aktual: “Duhet të besojmë tek titulli, të punojnë dhe të sakrifikojmë. Pasuesi im? Jo, nuk ka asnjë. Ekziston vetëm një Zlatan”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu