Rrëfimi i një të ngujuari: Më ka mbaruar besa, dua të ushqej fëmijët

0

 

Ligjet e Kanunit janë ende më të forta se ligjet e shtetit. Nikolin Zefi po vuan një nga plagët më të rënda të shqiptarëve ndër dekada.

Hasmi i ka çuar fjalë të mbyllet në shtëpi pasi nëse e shohin rrugës do ta vrasin. Gjithçka nisi kur i vëllai i Nikolinit, Ndue Zefi, vrau për shkaqe banale në shkurt të viti 2019 Martin Ndrecën.

Por pa mbushur viti Nikoli humbi vëllan tjetër, Eri Zefin 35 vjeç, që u gjet i pajetë në një kanal. Me familje dhe fëmijë në shtëpi, Nikolini nuk dëshiron që të jetojë më me ligjet e Kanunit dhe t’i japë fund hasmërisë mes dy familjeve.

Në një intervistë për Top Channel, Nikolini kërkon lirinë e mohuar nga hasmi për të rritur e ushqyer fëmijët. Ai as ka vrarë e as ka lënduar njeri, ndaj kërkon që ngjarjet e së shkuarës të hidhen pas, për të rinisur një jetë pa frikën se hasmi nuk do i japë mundësinë t’i shoh fëmijët sërish.

Nikolin Zefi thotë:

Jam i bindur, ata ma kanë vrarë vëllan, më kanë çuar njerëz më kanë thënë, Nikolin ruhu se të ka mbaru besa, unë s’mund t’u them mos më vrit. Vëllait tim, Erit, nuk i dhanë besë, mua më dhanë besë. Domethënë unë kam patur të drejtë me lëviz me dalë, kurse vëllai Eri jo. Në atë kohë që ma kanë vrarë vëllan, unë kam patur edhe një muaj besë me lëviz. Në bazë të kanunit, tani mua besa më ka mbaruar qysh gjashtë-shtatë muaj. Ai që është burrë të çon fjalë të thotë jemi një me një , unë të kam vra, kur më vranë vëllan ju çova fjalë ju thashë ju më keni vra. Unë s’kam si me u rujt, duhet të dal të ushqej fëmijët, kam kalamaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu