Rrëfimi tronditës i aktores: Regjisori më kërkoi të kryeja marrëdhënie me kolegun gjatë xhirimeve

0

“Vanity Fair” ka publikuar një fragment nga libri me kujtime i Sharon Stone, “The Beauty of Living Twice”, ku theksoheshin rrëfime tronditëse.

Në një nga incidentet e përshkruara nga Stone, një producent filmi, të cilit nuk ia ka përmendur emrin, i kërkoi asaj të bënte marredhenie me një koleg gjatë xhirimeve të filmit në mënyrë që të përmirësonte kiminë e tyre në ekran.

“Mendova se ata thjesht mund të kishin punësuar një aktor të talentuar, dikë që mund ta arrinte një skenë dhe të mbante mend fjalët e tij. Doja të më linin jashtë kësaj. Puna ime ishte të aktroja dhe kështu u thashë,” –tregoi Stone.

Ajo gjithashtu tha se kjo nuk ishte hera e vetme që një producent i kishte thënë asaj të flinte me një koleg.

“Unë kam pasur producentë të tjerë në filma të tjerë që thjesht vijnë dhe të pyesin, ‘Pra, a do bësh seks me të, apo jo?… Ti e di që do të shkonte më mirë nëse e bën’,” -shkroi Stone.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu