Rrëmbehen prindërit e sulmuesit kolumbian të Liverpoolit!. Njoftohet shpëtimi i nënës, vazhdojnë kërkimet për të atin

0

KOLUMBI – Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Kolumbisë, prindërit e sulmuesit të kombëtares së Kolumbisë dhe Liverpoolit, Luis Fernando Díaz, ishin në komunën e Barracas kur ndodhi rrëmbimi.

“Që nga momenti kur Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm mësoi për rrëmbimin e prindërve të lojtarit kolumbian Luis Díaz, në sektorin Barrancas, në LaGuajira, një ekip i specializuar prokurorësh, zyrtarë nga trupa e hetimit teknik dhe hetuesit e policisë dhe Ushtrisë së Gaulës, janë në veprim urgjent për të gjetur vendndodhjen e këtyre personave, për të sqaruar faktet dhe për të gjetur përgjegjësit”,- thuhet në mesazhin e publikuar në llogarinë e X.

Presidenti Gustavo Petro i Kolumbisë, në orët e fundit njoftoi përmes rrjeteve të tij sociale se nëna e futbollistit, Cilenis Marulanda është shpëtuar dhe se kërkimet për të atin vazhdojnë.

“Në operacionit në Barrancas, nëna e Luis Diaz është shpëtuar, ne jemi ende në kërkim të babait,”- tha presidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu