Një grua ukrainase ka përshkruar se si dhëndri dhe nipi i saj adoleshent u vranë nga bombardimet ruse në rajonin lindor të Luhanskut.
Sipas Sky news, Tatiana Matsegora u plagos rëndë të hënën kur shtëpia në të cilën ndodhej familja e saj u godit nga sulmet ruse.
“Kishte një shpërthim të tillë dhe pastaj tym, nuk mund të dëgjoje asgjë. Nuk mund të shihje asgjë para syve dhe pastaj shoh që nipi im është shtrirë në tokë”, -tha ajo mes lotësh.
Tatiana dhe burri i saj ishin zhvendosur në qytetin e Lyman për të jetuar me vajzën e saj, duke menduar se do të ishte më e sigurt se shtëpia e tyre në Sloviansk.
Duke përshkruar sulmin, ajo tha se familja kishte ikur në bodrum kur filluan sulmet e para. Më pas në momentin që kanë dalë na bodrumi për të parë gjendjen e shtëpisë ndërtesa është sulmuar për të dytën herë dhe në atë moment nga sulmi ka mbetur i vdekur dhëndri ndërsa vajza dhe nipi u plagosën rëndë.
Familja u dërgua me ambulancë në spital, por nipi 14-vjeçar i zonjës Matsegora, Igor, vdiq pasi mbërriti. Vajza e saj është ende në një gjendje të rëndë në një spital të Dnipro.
“Gjyshe, do të jetoj?” kishte kërkuar teksa prisnin në bodrum për ndihmë mjekësore.
“Unë thashë se do të jetojë. Por shikoni çfarë ndodhi, unë e tradhtova. Unë jam gjallë dhe ai nuk është. Do të doja të kisha vdekur dhe ai të kishte mbijetuar. Unë kam jetuar shumë më tepër se ai. Nuk do t’ia fal kurrë vetes. “-tha Mastsegora.