Rrëshqet dheu në punë, humb jetën tragjikisht emigranti shqiptar në Greqi

0

Një 50-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën sot në një aksident tragjik në zonën e Salmenikos të Egjialisë në Greqi. Mediat greke raportojnë se shqiptari humbi jetën pasi u mbyt nga balta pas një rrëshqitje dheu.

Viktima raportohet se është një emigrant që kishte dokumente pune të ligjshme dhe punonte në kompaninë që ka marrë përsipër ndërtimin e hidrocentralit në Salmenikos.

Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu