Rrëshqitje dherash dhe përmbytje, ky është momenti kur shëmbet ndërtesa 8-katëshe

0

Një ndërtesë tetë-katëshe është shembur në Goda Choëki në Himachal Pradesh të Indisë.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar apo të vdekur, pasi banorët ishin evakuuar me kohë. Autoritetet lokale e kishin cilësuar si të pasigurtë për banim, si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe për këtë kishte evakuar banorët.

Pas reshjeve të pandërprera për afro dy javë, ka bërë që në këtë zonë të ketë rrëshqitje dheu, e banorët janë dërguar në zona më të sigurta.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin rrëqethës, kur ndërtesa tetë-katëshe shembet për pak sekonda dhe zhduket nga faqja e dheut sikur të mos kishte ekzistuar kurrë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu