Antimafia italiane, ka bërë një zbulim të rëndësishëm mëngjesin e sotëm. Paskontrolleve të ushtruara në një prej shtëpive të bossëve të “Ndraghetta”-s, janë gjetur të groposura rreth 1 milionë euro “cash”.
sipas hetuesve, është bosi 43-vjeçar Vittorio Raso, i arrestuar 22 qershorin e kaluar pranë Barcelonës pas një periudhe mosveprimi. Gjatë hetimeve, punonjësit e policisë kanë konfiskuar rreth 800 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, dy pistoleta, tre pushkë, 12 kilogramë eksploziv, qindra municione dhe një milion euro në prerje të ndryshme.
Një pjesë e këtij thesari u gjet falë përdorimit të detektorëve metalikë me të cilët shoshitnin tokën përreth shtëpive të kontrolluara. Kështu ata mundën të zbulonin kazanët me para.
Një pjesë e këtij thesari u gjet falë përdorimit të detektorëve metalikë me të cilët u kalua në “sitë” toka përreth shtëpive të kontrolluara.
Kështu ata mundën të zbulonin kazanët e mbushur plot e përplot me para, të cilat, pasi u rikthyen në sipërfaqe, zbuluan një thesar të vërtetë kriminal.