SHBA-Ceremonia e ‘Meta Gala 2022’, e këtij viti fitoi një rekord prej 17,4 milionë dollarësh, theksuan zyrtarët e muzeut. Galaja vjetore është një mbledhje fondesh për vetëfinancimin e Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit. Sipas mediave të huaja, paratë jepen për drejtimin e institutit dhe organizimin e ekspozitave vjetore të suksesshme si ajo aktuale ”In America: An Anthology of Fashion”, që u prezantua të hënën dhe që do të hapet për publikun më 7 maj.
”Dy galatë së bashku sollën 33,7 milionë dollarë”, sipas institutit.
Kjo ekspozitë është pjesë e një shfaqjeje të madhe me dy pjesë që eksploron rrënjët e modës amerikane. Gala e së hënës mblodhi rreth 400 të ftuar disa nga emrat më të mëdhenj nga moda, argëtimi dhe sporti.