Rrethimi në Orosh, dy personat e armatosur vetëdorëzohen te policia

0

Janë vetëdorëzuar në polici dy personat e armatosur në Orosh të Fushë-Arrëzit, të cilët për orë me radhë ishim ngujuar në banesë duke kërcënuar me armë policinë.

– Advertisement –

Që prej mëngjesit të sotëm Arben Uka dhe Julian Cumraku, të cilët ndodheshin të armatosur në një banesë në fshatin Orosh, ishin izoluar nga forcat RENEA dhe policia e Pukës ndërsa pas shumë negociatave ata janë vetëdorëzuar pak minuta më parë.

Të dy personat konsideroheshin me rrezikshmëri të lartë.

Operacioni antiterror, që po zhvillohej prej orësh, mbetet ende në progres për të siguruar zonën dhe për të verifikuar rreziqet e mundshme.