Rrezikon të vdesë gazetarja kinezja që u burgos për filmimet në Wuhan

0

Gazetarja kineze Zhang Zhan, e cila ndodhet në burg pasi ka filmuar karantinën në Wuhan, qyteti i parë në botë që u godit nga COVID-19, rrezikon të vdesë, ka paralajmëruar familja e saj.

Zhang, 38 vjeçe, është në grevë urie pasi u dënua në fund të vitit 2020 me katër vjet burg për “nxitje të panikut te qytetarët”.

Zhang ka qenë në grevë urie dhe është ushqyer me forcë përmes tubave, i tha AFP-së në fillim të këtij viti ekipi i saj ligjor, i cili nuk kishte informacion mbi gjendjen e saj aktuale.

“Ajo mund të mos i mbijetojë dimrit të ftohtë që po vjen,” shkroi vëllai i saj Zhang Ju, duke shtuar se ai e kishte nxitur motrën e tij në letra që “të kujdeset për veten”.

Në shkurt të vitit 2020, 38-vjeçarja udhëtoi për në Wuhan, për të raportuar mbi situatën atje disa ditë pas vendosjes së karantinës në këtë metropol prej 11 milionë banorësh.

Imazhet e pacientëve të shtrirë në shtrat në një korridor spitalor të stërmbushur, që ajo publikoi dhanë një pamje të rrallë të kushteve shëndetësore që mbizotëronin në qytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu