Rreziku ndaj variantit Delta, reagon ISHP

0

Ditët e fundit është komentuar në media përhapja e variantit Delta se Koronavirusit në Shqipëri, i tillë ishte edhe publikimi i një lajmi gjatë ditës së sotme ku u bë me dije se dy raste të kësaj natyre ishin identifikuar në qarkun e Gjirokastrës.

Pas këtij lajmi ka reaguar menjëherë ISHP e cila ka bërë të ditur që Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta.Sipas ISHP-së, pavarësisht numrit të lartë të testimeve, u bë e ditur se nuk ka sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë.

“Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid-19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni.”, thuhet në njoftimin e ISHP-së.

Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu