Rreziku për të mos u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Rama do të përballet me gjithë fuqinë e PD

0

Kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se në rast se Partia Demokratike rrezikon të mos regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e e 14 majit, do të përballet “me gjithë fuqinë e PD”.

Sali Berisha: Këtu gjykata, ka vendosur në mënyrë të qartë se Kongresi i 11 dhjetorit është legjitim se sttuti, vula, sigla e flamuri janë të gjitha të 11 dhjetorit për PD.

Rama nuk lejoi regjistrimin e këtij vendimi. Rama ndërhyri të shpallë palë për herë të parë në histori atë që nuk ishte palë, pra Alibeajn pas vendimit të gjykatës pale. Këto janë makinacone që kanë një synim nga Rama.

Pasi dështoi të marrë peng PD, dështoi në rrënimin e PD të Berishës me lobimin mafioz të FBI të Soros, dështoi me shkurajimin e demokratëve për të ndjekur të vërtetën, mendon se mund ta përjashtojë me këtë mekanizëm.

Rama do të përballet me gjithë fuqinë e kësaj partie e kjo parti do të dalë fitimtare nga këto zgjedhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu