Rrezikuan mbytjen në det për shkak të erës së fortë, shpëtohen dy pjesëtarë ekuipazhit të cisternës së ujit

0

Dy pjesëtarë të ekuipazhit të një mjeti lundrues janë shpëtuar në Durrës, pasi cisterna e ujit rrezikohej të fundoste si pasojë e erës së fortë e dallgëve.

Mësohet se shtetasit me iniciale J. A., 27 vjeç dhe M. T., 64 vjeç janë në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa mjeti është tërhequr nga vendi.

Njoftimi i plotë:

Policia Kufitare e Durrësit iu vjen në ndihmë 2 shtetasve, pjesëtarë të ekuipazhit të një mjeti lundrues (çisternë uji) të cilëve po iu rrezikohej jeta në det, për shkak të dallgëve të larta dhe erës së fortë.

Mjeti lundrues i tyre, gjatë tërheqjes nga një rimorkiator, për ta nxjerrë në radë, u fundos për shkak të dallgëve të larta dhe erës së fortë. Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ka marrë njoftim se për shkak të një defekti teknik, një mjet lundrues (çisternë uji) kishte ndaluar lëvizjen në det dhe se 2 pjesëtarëve të ekuipazhit të tij po iu rrezikohej jeta, nga dallgët e larta të detit dhe era e fortë. Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, organizuan punën me qëllim ardhjen në ndihmë shtetasve J. A., 27 vjeç dhe M. T., 64 vjeç, të dy banues në Durrës, pjesëtarë të ekuipazhit të një mjeti lundrues (çisternë uji). Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe angazhimit profesional të punonjësve të Policisë Kufitare, me mjetin e tyre lundrues, u bë e mundur nxjerrja në breg të detit, e të dy shtetasve, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa mjeti lundrues (çisternë uji) që tërhiqej nga një mjet rimorkiator, me qëllim kryerjen e furnizimit me ujë, sipas kerkesës së paraqitur për furnizim bordi me ujë në një anije, u fundos për shkak të dallëve të larta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu