Detaje të reja kanë dalë në lidhje me rrëzimin e avionit ushtarak rus në jug të vendit.
BBC raporton se pilotët u hodhën nga avioni përpara se ai të rrëzohej dhe të përplasej me ndërtesën nëntëkatëshe në Yesk, i cili ndodhet matanë Detit Azov nga Ukraina, tha ministria ruse.
Avioni dyshohet se ishte një bombardues luftarak Su-34, motori i të cilit nuk u ndez siç duhet gjatë ngritjes, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Mësohet se pilotët janë hedhur përpara përplasjes së tmerrshme. Fotot e pakonfirmuara që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë zjarrin që shpërthen nëpër ndërtesë.