Rrëzimi i avionit të fluturimit MH17 ku vdiqën 289 pasagjerë dhe ekuipazhi, dënohen me burgim të përjetshëm 3 persona

0

Gjykata holandeze ka dënuar me burgim të përjetshëm 3 persona të cilët akuzohen se rrëzuan avionin e fluturimit MH17 të Malasya Airlines në vitin 2014 mbi Ukrainë. Një person i katërt u shpall i pafajshëm.

Nga rrëzimi i avionit 8 vite më parë humbën jetën 289 pasagjerët dhe ekuipazhi. Tre të dënuarit kanë qenë agjentë të inteligjencës ruse. Hetimi zbuloi se ata kishin ndihmuar për të dërguar në Ukrainë sistemin raketor ushtarak rus BUK që u përdor për të rrëzuar avionin.

Autorët u dënuan në mungesë pasi janë në arrati. Besohet se ata fshihen në Rusi dhe ekstradimi konsiderohet i pamundur.

Zona në Ukrainën lindore ku u rrëzua aeroplani në atë kohë ishte skenë e luftimeve midis forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu