Rrëzohet autobusi humbin jetën 6 persona plagosen 41 persona

0

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 41 të tjerë janë plagosur këtë të shtunë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Poloni.

Mediat e huaja bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të 6 marsit në qytetin Jaroslaw, qytet në juglindje të Polonisë, afër kufirit me Ukrainën, ku një autobus me dhjetëra ukrainas ka rënë në një kanal në Poloni

Oleh Nikolenko, zëdhënës në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës ka thënë se gjashtë qytetarë ukrainas kanë vdekur. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit.

Dhjetëra zjarrfikës dhe disa helikopterë janë parë më vonë në vendin e ngjarjes. Polonia është destinacion i madh për punëtorët ukrainas, të cilët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të fuqisë punëtore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu