Autoritetet ruse thonë se një aeroplan me 6 persona në bord është zhdukur nga radari në rajonin e Lindjes së Largët të Khabarovsk në Rusi.
Sipas raportimeve të fundit në mediat ndërkombëtare thuhet se avioni është përplasur gjatë momentit kur po kryente një fluturim teknik. Një grup shpëtimtarësh dhe një helikopter Mi-8 janë dërguar në zonën ku dyshohet së është rrëzuar por ende nuk është gjendur asnjë gjurmë.
Ndërkohë, sipas agjencisë tjetër TASS, avioni i rrëzuar i përket një kompanie private që kryen teste teknike mbi aeroportet e vendit. Ministria e Emergjencave të Rusisë njoftoi se ekipet e shpëtimit janë duke kryer kërkime për të gjetur mbetjet e avionit që u zhduk menjëherë nga radarët.