Sipas një deklarate të ministrisë të mbrojtjes së Uzbekistanit, një avion ushtarak afgan është rrëzuar, pasi shkeli vijën ajrore të vendit. Sipas raportit të Gazeta.uz, avioni u rrëzua të dielën në provincën jugore të Uzbekistanit, në Surxondaryo, e cila është në kufi me Afganistanin.
Sipas burimeve, dy ushtarakë afganë janë plagosur dhe ndodhen të shtruar në një spital në kryeqytetin e provincës, Termez. Të dielën, Uzbekistani tha se kishte arrestuar 84 ushtarë afganë të cilët kishin kaluar kufirin.