Rrëzohet një avion rus në kufi me Ukraninën, humbin jetën 65 persona

0

Një avion transporti ushtarak rus Ilyushin-76 u rrëzua në rajonin jugor të Belgorodit në kufi me Ukrainën .

Avioni mbante të burgosur ukrainas, raporton BBC, e cila raporton 65 të vdekur, duke cituar si burim Ministrinë Ruse të Mbrojtjes.

Agjencia e lajmeve Ria Novosti raportoi se në bordin e avionit ishin nëntë persona të tjerë, duke përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se ishte në dijeni të “incidentit” por nuk dha detaje të mëtejshme.

Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregon një aeroplan duke u rrëzuar pranë fshatit Yablonovo dhe duke shpërthyer rreth orës 11:00 me orën lokale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu