Rrëzohet pema shekullore dhe shkatërron makinat, bllokohet aksi rrugor

0

 

Rruga nacionale Vlorë-Fier është bllokuar se është rrëzuar një pemë shekullore. Një lis shekullor ka zënë gjithë rrugën kryesore ndërsa nuk raportohet për të lënduar vecse për dëme materiale.

Rënia ka shkaktuar probleme me lëvizjen e mjeteve që duhet të kalojnë në rrugë dysore.

Faxweb.al mëson se tre mjete që ndodheshin të parkuar në anë të rrugës janë dëmtuar. Pas rënies të lisit të parë, është rrëzuar edhe një tjetër. Ndërkohë, njësoj si këto pemë shekullore janë edhe 5 të tjerë që rrezikojnë rënien.

Këto lisa janë në juridiksion të Monumentit të Kulturës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu