Dy zyrtarë janë konfliktuar mes njëri-tjetrit në ambientet e gjykatës në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë. Policia ka bërë rastin publik, duke e proceduar si “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas raportit, konflikti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15:10, ku thuhet se një person ka sulmuar fizikisht administratorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ky i fundit ndodhet në spital duke marrë ndihmën e duhur mjekësore. Me vendim të prokurorit autori i dyshuar për ngjarjen është dërguar në komisariat.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Pallati i Drejtësisë, Gjykata themelore, Prishtinë 27.04.2022-15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar referent, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar administrator në Gjykatën Themelore Prishtinë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.