‘Rrihen me njëri-tjetrin me tavolina dhe karrige’, rekrutët e Vladimir Putinit (video)

0

RUSI- Burrat e mobilizuar nga presidenti rus Vladimir Putin u përgatitën për luftë duke u grindur në një klub nate. Pamjet tronditëse tregojnë përleshjen në Yurga, rajoni i Kemerovës në një natë jashtë një kampi stërvitor përpara se burrat të dërgoheshin në Ukrainë. Rekrutët me uniformë shihen duke luftuar me civilët.

Deri më tani mendohet se vendasit ishin të zemëruar që burrat e veshur me uniformë ushtarake ishin lejuar në klub. Ndaj dhe morën karriget duke u përleshur.

Ndjekësit e klubit, duke përfshirë gra, shihen duke ikur nga dera për të shmangur dhunën e padëshiruar, ndërsa njëri nga rekrutët mbeti i plagosur dhe kishte nevojë për trajtim spitalor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu