Një 37 vjeçar është arrestuar sot në Vlorë. Shtetasi E.S banues në Vlorë, është kapur në flagrancë teksa ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Mendohet që dhuna të ketë qenë e vazhdueshme derisa e ka detyruar gruan që të bëjë denoncim kundër bashkëshortit të saj të dhunshëm.
Njoftimi i Plotë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.