KAMËZ – Në Kasallë, vetëm 4 kilometra larg Kamzës, banorët janë detyruar të dalin të bëjnë vetë roje se mos iu vjedhin banesat gjatë natës. Duke folur për “ReportTv” ata treguan se prej disa ditësh ata zgjohen me lajmin se shtëpitë e fqinjve janë bastisur gjatë natës dhe hajdutët marrin gjithçka që ju dalin para.
“Me armë dhe me leva! Po detyrohemi të bëjmë shërbim vetë. Kemi ruajtur vetë shtëpitë me komshinjtë, njerëzit, dy netë njëri e dy netë tjetri sepse nuk po gjejmë rehati. Çdo natë organziohemi me radhë që të mbrojmë shtëpinë dhe familjen tonë. Ka pasur raste që ka hequr gomat e makinës, bagëti, bizhuteri, flori. Para dy-tre netësh njërit erdhën ti marrin lopën, nuk arritën se doli i zoti i shtëpisë.”, deklarojnë ata.
Vetëm në 10 ditët e fundit banorët thonë se tre shtëpi kanë rënë pre e grabitjes.
“Policia këtu nuk vjen asnjë rast, për të dalë, për të kaluar për patrullim natën. Shqetësuar për rendin dhe qetësinë, sepse nuk po gjejmë qetësi. Ne apelojmë më shumë që të ketë kontrolle të policisë.”, shprehet njëri nga banorët.
Ndërkohë një qytetar, i cili punon gjatë natës thotë se e ndihet i frikësuar për familjen që lë vetëm në banesë.
“Unë punoj natën, nusen dhe fëmijët në shpi. Kush mi mbron mua ata? Nëqoftëse mi gjen gjë kush mi mbron? Mos të punoj kush i mban? Ose të rri roje për familjen ose do punoj t’i mbaj.”