Ballina BOTA Rriten rastet me Covid-19 në Greqi, mbi 3 mijë të infektuar dhe...

Rriten rastet me Covid-19 në Greqi, mbi 3 mijë të infektuar dhe 55 viktima në 24 orët e fundit

0

Ministria e Shëndetësisë në Greqi konfirmon 3643 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Situata epidemiologjike në vend vijon të mbetet shqetësuese, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 734 , 778 raste me Covid.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se 55 pacientë kanë humbur jetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 15, 856 viktima, prej të cilëve 95,4% kishin sëmundje shoqëruese.

Selaniku ka numrin më të lartë të të infektuarve me 661 të prekur , ndjekur nga Atika më 599 dhe Larisa me 246 raste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu