Rriten rastet pozitive me Covid në vend, humb jetën një burrë

0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Janë kryer në total 4232 testime nga të cilat kanë rezultuar 139 raste të reja, në këto bashki:

41 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 13 raste në Vlorë, 7 raste në Elbasan, 5 raste në Kavajë, Lushnje, 4 raste në Durrës, Kukës, Vau i Dejës, Gramsh, 3 raste në Fier, Mat, Sarandë, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Korçë, Lezhë, Kamëz, 1 rast në Krujë, Kurbin, Has, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Dimal, Himarë, Peqin.

Aktualisht janë 876 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 29 pacientë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 79-vjeçar nga Durrësi.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.

Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,395 që nga fillimi i epidemisë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu