Rritet çmimi i shalqirit në Lushnje

0

Prodhuesit e shalqirit këtë vit kanë nxjerrë në treg hibridin lëkurë hollë. Kokrra e këtij varieteti shkon deri në 5 kilogramë.

Në treg gjenden dy varietete të këtij produkti që pëlqehen nga konsumatori. Në tregun e shumicës në Lushnjë një kg shalqi shitet nga 35 në 40 lekë.

Çmimi është më i lartë krahasuar me një vit më parë, por sasia është më e pakët krahasuar me vjet për shkak të motit të keq gjatë Qershorit.

Në tregun e pakicës, çmimi është më i lartë. Mbi 50 kuintal shalqi shitet çdo ditë në tregun e shumicës në Lushnjë, pa llogaritur prodhimin që shkon për eksport. Sasia pritet të jetë më e madhe në muajin korrik kur do të jetë edhe sezoni i uljes së çmimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu