Rritet me 50 lekë çmimi i biletës së linjës Tiranë-Durrës

0

Rritja e çmimit të naftës është reflektuar edhe në atë të biletave të autobusëve. Rritja e parë është shënuar në linjën e transportit interurban Tiranë- Durrës. Nga 150 lekë të reja që paguhej më parë për të udhëtuar nga Tirana drejt Durrësut apo anasjelltas, tashmë qytetarët duhet të paguajnë 200 lekë.

Pas vendimit të Bordit të Administrimit të Karburanteve, pikat e karburanteve në të gjithë vendin kanë ulur edhe më tej çmimin e produkteve të tyre. Siç duket edhe nga vëzhgimi i bërë në disa prej pikave të kompanive të ndryshme të furnizimit me naftë, çmimi ka shkuar në 217 lekë/litër.

Deri më 15 Mars çmimi i naftës dhe benzinës do të jetë 217 lekë për lirë ndërsa gazi do të shitet 93 lekë për litër. Më pas, më 15 mars, Bordi do të mbajë mbledhjen e radhës e bordit për të vendosur si do të vazhdohet në ditët në vijim e se sa do të vendoset çmimi i karburanteve. Gjithsesi, ky çmim është prapë më i lartë se ai para nisjes së luftës Rusi-Ukrainë. Deri më 23 e 24 shkurt, nafta shitje me 180 apo 190 lekë për litër, në varësi të karburantit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu