Rritet tensioni në Kabul, Talibanët qëllojnë një gjermani që po shkonte në aeroport

0

Tensionet vijojnë të përshkallëzojnë në Afganistan. Një gjerman është qëlluar me armë teksa po përpiqej të arrinte në aeroportin e Kabulit.

Ishin autoritetet gjermane ato qe njoftuan lajmin e rëndë. Të shtënat janë dëshmi se ka një kaos në rritje në Aeroportin e Kabulit.

“Personi i plagosur është në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën”, kanë thënë autoritetet. Agjencia e lajmeve gjermane shkruan se fluturimet nga vendi islamik për në vendet Evropiane po bëhet i vështirë, pasi ushtarët talibanë kanë rrethuar aeroportin dhe po vështirësojnë kalimin e refugjatëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu