
Sipërmarrësi dhe eksperti i bujqësisë Ervin Resuli ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë se nuk po kujdeset për nevojat e fermerëve dhe nuk po jeton realitetin.
Në një status në Facebook, Resuli ka renditur kërkesat e fermerëve dhe blegtorëve shqiptar për të përballuar krizën ekonomike që ka kapluar vendin pas luftës në Ukrainë.
Ai shkrimi e ka shoqëruar me një status të ministres së bujqësisë, Frida Krifca e cila flet për arritjet e një vajze që ka ngritur fermën e saj, duke mos bërë deri tani asnjë reagim në lidhje me nevojat e fermerëve.