Ditën e djeshme qytetarët në mbarë vendin u përballën me rritjen e çmimit të bukës, pas një vendimi të marrë nga shoqata e prodhuesve, i cili bie ndesh me ligjin e konkurencës.
Teksa citon një fjali të përfaqësuesve të kësaj shoqate, gazetari Klodian Tomorri thotë se nëse kjo do të ndodhte në një vend të zhvilluar, një pjesë e mirë e këtyre përfaqësuesve do të duhet të transferoheshin drejt burgut.
“Cfare eshte kjo shoqate qe e di se do rritet cmimi me 10 leke ne treg? Ku e di kete? Po sikur njeri prej prodhuesve te mos e rrise cmimin, cfare ndodh? Po sikur njeri ta rrise cmimin me 20 leke?
Tani, dikush te zgjoje keta dedete e Autoritetit te Konkurrences se i kane plasur kartelet sheshit. Po ja thone ne surrat qe jemi kartel”, shkruan mes të tjerave gazetari në postimin e tij.
Postimi i plotë i Tomorrit:
Shikoni kete fjaline se eshte kryevepra e marrezise:
“Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në të gjithë tregun.”
Nese kjo fjali do ishte thene ne ndonje vend, qofte edhe gjysme normal, gjithe shoqata e brumit, byrekeve dhe bakllavase sot do ishte transferuar tek 313-a.
Keta jane shume te lezetshem. Mire qe bejne rritje te kordinuar te cmimit, por dalin dhe e thone ne media. Dmth keta dalin shpallin kartelin publikisht. Eshte njesoj sikur te dalesh ne televizon dhe te thuash sapo vrava njerin aty matane.
Cfare eshte kjo shoqate qe e di se do rritet cmimi me 10 leke ne treg? Ku e di kete? Po sikur njeri prej prodhuesve te mos e rrise cmimin, cfare ndodh? Po sikur njeri ta rrise cmimin me 20 leke?
Tani, dikush te zgjoje keta dedete e Autoritetit te Konkurrences se i kane plasur kartelet sheshit. Po ja thone ne surrat qe jemi kartel.