TIRANË- Rrjetet sociale kanë ‘shfrenuar’ fantazinë pas operacionit që hohi në tokë ‘Prestige Resort”. Kryeministri Edi Rama përshkruhet si njeriu me sëpatë në dorë që ‘vret’ mediat. Në një prej fotove, ai shihet që ka ‘ekzekutuar’ Ylli Ndroqin, Irfan Hysenbelliun dhe Francesco Beçhetin, por dikush tjetër e ka radhës.
Bëhet fjalë për Vjollca dhe Lori Hoxhën, dy zotërueset e Top Channel. Një tjetër krahasim që ka bërë rrjeti është emri i drejtoreshës së IKMT-së me tritolin. Me humor shkruhet se njeriu që vë tritolin, sot quhet Dallëndyshe, referuar drejtoreëshës Bici.