Tanimë është padyshim rruga më e famshme në Shqipëri! Në fshatin Dragu të Bulqizës është ndërtuar një rrugë, ose të paktën kështu është emërtua.
Rruga, e përbërë nga vetëm dy vija betoni, është inaguruar me krenari të madhe nga vetë kryebashkiaku Lefter Alla. Ndërkohë që rrjeti e ka shfrytëzuar si një material të vyer për meme.
Për ngjarjen është rikthyer edhe videoja e famshme e Allës, i cili përfundoi në SPAK pasi dyshohej se ishte filmuar duke konsumuar lëndë narkotike, të llojit kokainë.