Rruga e pashtruar në Marshinet, Vorë Banori i fshatit bën thirrje për ndihmë

0

Në fshatin Marshinet problemi më I madh I banorëve vazhdon të jetë rruga e pashtruar. Kujtim Zanuni banor I kësaj lagjeje tregon mundin e madh që u duhet për të përshkuar këtë segment në rast shirash apo problemesh klimaterike.

Sipas tij prej kohësh aty nuk është vënë dorë dhe te vetmen rregullime që janë bërë janë kryer me investimin e vetë banorëve të zonës. Ai bën thirrje që kjo rrugë të rregullohet sa më shpejt në mënyrë që jetesa të përmirësohet. Në të kundërt gjithcka ndodh negativisht si kalimi I vështire I këmbësorëve por edhe amortizimi I mjeteve.

Kujtojmë këtu që vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet locale në Vorë dicka kjo që shoqërohet me shpresen e qytetarëve për ndryshim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu