“Unë largohem nga ky klub me zemër të plotë. Kjo do të thotë shumë për mua. Edhe ky sezon me të gjitha komplikimet, ishte shumë i mirë”,- theksoi Rudiger përpara se të fliste për negociatat me Chelsean.
20 Maj 2022, 15:56
Rudiger ndahet me ‘blutë’ e Londrës: “Unë do
ANGLI – Antonio Rudiger i ka dhënë lamtumirën Chelseat këtë të premte. Në një deklaratë të shpërndarë në ‘Tribunën e lojtarëve’, qendërmbrojtësi i ka thënë lamtumirë klubit anglez dhe të gjithë tifozëve.
“Nuk më pëlqejnë lamtumirat, por do të përpiqem ta bëj këtë të veçantë, që të dalë nga zemra”,- filloi duke thënë ai. Lojtari i kombëtares gjermane përmblodhi kohën e tij në “Stamford Bridge” dhe pjesa më e madhe e letrës ishte duke lavdëruar N’Golo Kante, “një nga djemtë më të mirë në futboll”.
“Unë largohem nga ky klub me zemër të plotë. Kjo do të thotë shumë për mua. Edhe ky sezon me të gjitha komplikimet, ishte shumë i mirë. Futbolli është futboll”,- theksoi Rudiger përpara se të fliste për negociatat me blutë.
“Biznesi është biznes, por kur nuk bisedon me klubin nga gushti në janar, situata ndërlikohet. Pas ofertës së parë, pati një periudhë të madhe asgjëje. Ne nuk jemi robotë, e dini? Nuk mund të presim muaj me kaq shumë pasiguri për të ardhmen. Klube të tjera të mëdha treguan interes dhe unë duhej të merrja një vendim. Unë po largohem, por mënjanë biznesin, nuk kam asgjë të keqe për të thënë për Chelsean”.
Antonio Rudiger premtoi të mos harrojë pesë vitet e tij që ka luajtur për blutë: “Chelsea do të jetë gjithmonë në zemrën time. Londra do të jetë gjithmonë shtëpia ime. Në fund të fundit, drita është më e fortë se errësira. Kështu që unë do të jem gjithmonë i Chelseas. Faleminderit”,- përfundoi qendërmbrojtësi gjerman, i cili pritet të vazhdojë karrierën te Real Madrid.