Rusët bombardojnë një nga fabrikat më të mëdha kimike në Evropë, regjistrohen 10 viktima

0

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur në sulmin nga forcat ruse në një fabrikë në qytetin Adviivka, Donetsk.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se lajmi u raportua nga guvernatori i rajonit të Ukrainës, Pavlo Kyrylenko, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Ndër të tjera mësohet se sulmi ndodhi kur “punëtorët sapo kishin përfunduar turnin e tyre dhe po prisnin në stacionin e autobusit për t’i çuar në shtëpi,” tha Kyrylenko.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu