Rusët godasin me raketë azilin në Ukrainën jugore, guvernatori: Pushtuesit kanë vënë në shënjestër një institucion për të moshuarit

0

Lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, ndërsa sulmet me raketa në territorin ukrainas kanë qenë gjithashtu të shumta.

Një raketë ruse goditi sot një objekt që ofron kujdes për të moshuarit, ka konfirmuar guvernatori i rajonit jugor Kherson.

Yaroslav Yanushevych tha se një “qendër geriatrike” – me gjasë një shtëpi kujdesi – u godit sot në fshatin Stepanivka.

“Okupatorët kanë vënë në shënjestër një institucion që ofron ndihmë për të moshuarit.

“Në objektin e qendrës janë shkatërruar portat, janë thyer xhamat dhe dyert, si dhe ka pasur dëmtime në çati dhe në verandë. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar”, tha ai.

Kjo ngjarje vjen pas raportimeve se një 36-vjeçar u vra në makinën e tij në të njëjtin rajon të shtunën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu