Rusët rikthejnë “Leninin” në qytetin e pushtuar ukrainas

0

Një statujë e ish-udhëheqësit sovjetik Lenin është rivendosur në orët e fundit në Henichesk, një qytet i pushtuar nga ushtria ruse në rajonin Kherson në Ukrainë.

Përpara godinës së këshillit të qarkut, një monument i ngjashëm u hoq në vitin 2015, pas projektit të “dekomunizimit” të vendit të kërkuar nga presidenti i atëhershëm Poroshenko.

Fotoja e statujës së re është postuar në rrjetet sociale, ndërsa një flamur rus mund të shihet në çatinë e ndërtesës.

Qyteti ndodhet në Detin Azov, në veri të kufirit me Krimenë e aneksuar nga Rusia


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu