Rusia dhe Ukrahina janë shumë pranë luftës.
Sipas vlersimeve të fundit të SHBA-së, frika për një pushtim të mundshëm është e madhe.
Ndërsa përpjekjet diplomtike jane të furishme, për të shmagur lufën, analistët paralajmërojnë se ushtria ruse përbën kërcënim të menjehershëm për Ukrahinën. Në rast se ndodh një pushtim, ja cilat do ishin tre pikat që Rusia do rrethonte Ukrahinën.

Ukrahina Lindore
Vëmendja më e madhe i është kushtuar rajoneve separatiste Donetsk dhe Luhansk, ku forcat ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia kanë qenë në konflikt që nga viti 2014.
Kështu, Ukrahina lindore është një pozicion i favorshëm për të nisur pushtimi.
Imazhet satelitore të marra nga CNN tregojnë se një bazë e madhe në Yelnya, e cila mbante tanke ruse, artileri dhe forca të blinduara të tjera, është zbrazur kryesisht, me pajisjet që duket se janë zhvendosur shumë më afër kufirit ditët e fundit.
Sasi të mëdha armatimi u zhvendosën në bazë në fund të vitit 2021 përpara se të zhdukeshin duke përfshirë rreth 700 tanke, automjete luftarake të këmbësorisë dhe lëshues raketash balistike.
Ndërkohë, rritja e aktivitetit në rajonet e Kursk dhe Belgorod, të cilat kufizohen me Ukrainën verilindore, ka shtuar shqetësimet.
Bjellorusia
Shqetësimet janë shtuar dhe sa i përket grumbullimit të madh të trupave në Bjellorusi, i cili është një vend i ngushtë aleat me Moskën dhe nga ku pritet që të sigurojë një rrugë tjetër për në Ukrhainë.
Rusia dhe Bjellorusia filluan të enjten 10 ditë stërvitje të përbashkëta ushtarake , madhësia dhe koha e të cilave ka ngjallur frikë në Perëndim.
Dislokimi i Moskës në Bjellorusi besohet të jetë më i madhi atje që nga Lufta e Ftohtë, me “një pritshmëri prej 30,000 trupash luftarake, forca të operacionit special Spetsnaz, avionë luftarakë duke përfshirë SU-35, raketa me aftësi të dyfishta Iskander dhe sisteme të mbrojtjes ajrore S-400”.

Krimea
Gadishulli i aneksuar nga Rusia në 2014 ështe nje terren i përshtashëm natyror për çdo operacion të ri.
Marina e Ukrahinës u përgjigj se “Rusia vazhdon të militarizojë rajonin e Detit të Zi, duke transferuar anije shtesë zbarkimi për të ushtruar presion mbi Ukrainën dhe botën”.
Nga ana tjetër forcat detare të Ukrainës “janë të gatshme për zhvillimin e çdo skenari dhe provokimi, për të mbrojtur vendin nga deti”, shkruan CNN.
Çdo lëvizje në Ukrainën jugore mund të ndihmohet nga trupat në Transnistria, rajoni separatist i Moldavisë i mbështetur nga Rusia, ku është raportuar gjithashtu ngritje.
Përshtatur nga CNN





