Rusia hakmerret ndaj Mretërisë së Bashkua, ndalon fluturimet në hapsirat e ruse

0

Rusia ka ndaluar të gjithë aeroplanët e Mbretërisë së Bashkuar të përdorin hapësirën ajrore ruse. Sipas Mirror kjo vjen si hakmarrje ndaj ndalimit që Mbretëria e Bashkuar i bëri linjës së fluturimit të transportuesit rus Aeroflot në momentin kur Rusia nisi luftën me Ukrainën. Aeroflot që u ndalua të fluturonte nga Mretëria e Bashkuar është një kompani ajrore me shumicë në pronësi të shtetit rus.

“Kam nënshkruar kufizime që ndalojnë të gjitha linjat ajrore ruse të planifikuara të hyjnë në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar ose të prekin tokën britanike. Veprimet e urryera të Putinit nuk do të injorohen dhe ne kurrë nuk do të tolerojmë ata që vënë jetën e njerëzve në rrezik” tha mbrëmë sekretari anglez i Transportit Grant Shapps.

Kjo vjen pasi Rusia vazhdoi breshërinë e saj të sulmeve me raketa në Ukrainë dhe Kiev gjatë gjithë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit të datës 24 shkurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu