Rusia hap korridoret humanitare në 4 qytetet kryesore, kalimi do të bëhet nga Bjellorusia

0

Detaje të reja janë mësuar rreth korridoreve humanitare të propozuara nga Rusia ku më parë u raportua se nga katër qytetet e përmendura, vetëm ato më të voglat, Mariupol dhe Sumy kanë rrugë evakuimi që të çojnë në pjesë të tjera të Ukrainës.

Sipas BBC, lista e plotë e rrugëve u publikua nga agjencia ruse e lajmeve Ria, duke cituar një organ të themeluar së fundmi të quajtur Shtabi Koordinues Ndërdepartamental për Reagimin Humanitar në Ukrainë.

Detajet janë si më poshtë:

Mariupol

Rruga 1 – Novoazovsk, Taganrog, Rostov-on Don (Rusi), lëvizje nga ajri, rrugë ose hekurudhë në një destinacion të zgjedhur ose vend mbajtjeje të përkohshme.

Rruga 2 – Portivske, Mangush, Respublika, Rosivka, Bilmak, Polohi, Orekhiv, Zaporizhzhya (Ukrainë)

Kharkiv

Nekhoteyevka, Belgorod (Rusi) më pas me ajër, rrugë ose hekurudhë

Sumy

Rruga 1 – Sudzha, Belgorod pastaj me çdo transport

Rruga 2 – Sumy, Golubivka, Romny, Lokhvitsya, Lubny, Poltava (Ukrainë)

Kiev

Hostomel, Rakivka, Sosnovka, Ivankiv, Orane, Çernobil, Gden’, Gomel (Bjellorusi), nga ajri

Deklarata shton se ushtria ruse do të kryejë “kontroll objektivi të pandërprerë të evakuimit, duke përfshirë përdorimin e dronëve”.

Një zëdhënës i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy e ka quajtur propozimin “plotësisht imoral”, duke thënë se Rusia po përpiqej “të përdorë vuajtjet e njerëzve për të krijuar një pamje televizive”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu